Testohen lidhjet Moskë-Beograd, Grushko për armët serbe në Ukrainë: Do të diskutojmë për kërcënimet

Testohen lidhjet Moskë-Beograd, Grushko për armët serbe në Ukrainë: Do të diskutojmë për kërcënimet

Bota June 25, 2024 - 23:43

Armët serbe që kanë përfunduar në Ukrainë përmes vendeve të treta, duket se po testojnë marrëdhëniet e ngushta mes Beogradit dhe Moskës.

Pasi Financial Times publikoi artikullin me titull, “Serbia mbyll një sy për faktin se armët e saj përfundojnë në Ukrainë”, një sërë zyrtarësh rusë kanë reaguar lidhur me çështjen, transmeton a2cnn.

Teksa komentoi informacionet, zv/ministri i jashtëm Alexander Grushko tha se dy vendet do të diskutojnë mbi kërcënimet e mundshme lidhur me dërgesat e armatimeve.

Shkëmbimet e opinioneve mbi kërcënimet e sigurisë mes vendeve janë pjesë përbërëse e dialogut politik midis Rusisë dhe Serbisë.

Sigurisht, kjo vlen edhe për çështjet e dërgesave ushtarake.

Sipas artikullit të Financial times, i cili nga mediat në Moskë, komentohet si përpjekje për të përçarë Serbinë me Rusinë, që nga fillimi u luftës në Ukrainë, kjo e fundit ka mund të sigurojë municione me vlerë 800 milion euro nga Beogradi, përmes vendeve të treta.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se do qëndronin në kontakt me Serbinë për të verifikuar informacionin lidhur me municionet serbe.