![Ushtari gjerman vret katër persona, në mesin e tyre një fëmijë](/uploads/zeri.info/images/2024/March/01/auto_Vendi-i-ngjarjes1709294203.jpg)
Ushtari gjerman vret katër persona, në mesin e tyre një fëmijë
Bota
March 01, 2024 - 12:55
Është arrestuar një ushtar në Gjermani, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje katër persona në distriktin Rotenburg, përfshirë një fëmijë.
Viktimat janë të moshave 3 vjeç, 30 vjeç, 33 vjeç, si dhe 55 vjeç.
Sipas policisë, i dyshuari është dorëzuar menjëherë pas kryerjes së aktit, ku më pas u arrestua në kazermat në Rotenberg, shkruan NDR.
Motivi është aktualisht i paqartë dhe nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka pasur autori i dyshuar me viktimat.