Muzeu Britanik kërkon ndihmë për të gjetur objektet e vjedhura
Muzeu Britanik publikoi sot fotografi në internet të objekteve që ngjasojnë me disa prej qindrave të vjedhura nga koleksionet e tij dhe i bëri thirrje publikut që të ndihmojë në identifikimin e tyre.
Rreth 2000 objekte janë vjedhur nga koleksionet e institucionit prestigjioz britanik në vitet e fundit, sipas kryetarit të tij, George Osborne. Zbulimi çoi në dorëheqjen e drejtorit të muzeut, Hartwick Fisher.
Objektet e vjedhura nuk u prezantuan për publikun por mbaheshin në magazinat e muzeut. Shumica e tyre ishin antika nga Greqia dhe Roma. Bëhet fjalë kryesisht për bizhuteri, gurë gjysmë të çmuar dhe enë qelqi, megjithatë, duke ndjekur këshillat e ekspertëve, muzeu nuk i përshkruan saktësisht.
Për të rikuperuar antikitetet e vjedhura, muzeu publikoi sot foto të objekteve të ngjashme nga ato që ka në koleksionet e tij, si një byzylyk ari, një gur vule apo një gjerdan të zbukuruar me kapëse në formën e kokës së luanit. Kërkon nga këdo që “beson se ka ose ka pasur në posedim sende që i përkasin Muzeut Britanik, ose kushdo që ka ndonjë informacion” që do të ndihmonte në rikuperimin e tyre, të kontaktojë institucionin.
“Deri më tani, 60 objekte janë gjetur dhe 300 të tjera janë identifikuar dhe do të kthehen së shpejti,” tha Muzeu Britanik në një deklaratë. Ai tha gjithashtu se objektet e vjedhura ishin të listuara në Katalogun e Artit të Humbur, një bazë të dhënash ndërkombëtare e përdorur nga koleksionistët, kompanitë e sigurimeve apo edhe autoritetet policore.
Në mes të gushtit, Muzeu raportoi se kishte pushuar nga puna një nga punonjësit e tij. Policia britanike ka marrë në pyetje një burrë, të cilin nuk e kanë përmendur, por ende nuk e kanë ndjekur penalisht rastin. /abcnews