Dhjetëra zjarrfikës në aksion, zjarri përfshin një bllok banesash 24-katësh në Londër

Dhjetëra zjarrfikës në aksion, zjarri përfshin një bllok banesash 24-katësh në Londër

Bota September 20, 2023 - 20:42

Dhjetëra zjarrfikës thuhet se u angazhuan dhe shkuan për të ndalur një zjarr që kishte përfshirë një banesë në një bllok 24-katësh në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, ata u thirrën për të ndihmuar në trajtimin e zjarrit në Hindmarsh Close në Shadwell – pasi u raportua për herë të parë rreth orës 12:16 pasdite të sotme.

Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë flakë të mëdha që dalin nga disa dritare ndërsa tymi i zi i dendur ngrihet në ajër.

Bëhet e ditur se rreth 40 persona u larguan nga ndërtesa përpara se të mbërrinin zjarrfikësit dhe afërsisht 20 persona u çuan në një vend të sigurt nga zjarrfikësit, tha Brigada e Zjarrfikësve në Londër.

Nuk ka raportime për të lënduar ndërsa njerëzit në zonë u këshilluan të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura, ndërsa zjarrfikësit po punonin për të shuar zjarrin.