SHBA-ja shpall paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

SHBA-ja shpall paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

Bota September 08, 2023 - 09:07

Qeveria amerikane njoftoi të enjten paketën e re ushtarake për Ukrainën me vlerë 600 milionë dollarë, duke përfshirë pajisje për heqjen ose asgjësimin e minave dhe lloje të ndryshme municionesh.

Kjo ndihmë ka për qëllim të mbulojë “nevojat e Ukrainës në fushën e betejës” dhe tregon “mbështetjen e palëkundur” të Uashingtonit për Kievin, tha Pentagoni në një deklaratë për shtyp.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi gjithashtu një paketë prej 1 miliard dollarësh, duke përfshirë predha antitanke me uranium të varfëruar, për t’i dhënë “vrull” kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.

Kjo paketë iu prezantua Ukrainës gjatë udhëtimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në vend. /abcnews