Rusia u kërkon banorëve në kufi me Ukrainën të evakuohen sa më shpejt

Rusia u kërkon banorëve në kufi me Ukrainën të evakuohen sa më shpejt

Bota June 04, 2023 - 21:52

Autoritetet ruse të dielën u bënë thirrje banorëve të një zone në kufirin me Ukrainën që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi bombardimet ukrainase u intensifikuan këtë javë.

Rrethi i Shebekinos në rajonin jugperëndimor të Belgorodit në kufirin me Ukrainën është goditur nga bombardimet e vazhdueshme, duke vrarë disa civilë dhe duke detyruar fshatarët të largohen.

Guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, u bëri thirrje banorëve të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të evakuohen nga zona, raporton themoscowtimes.

“Unë kërkoj që fshatrat, para së gjithash, rrethi Shebekino që është granatuar, të dëgjojnë pozicionin e autoriteteve dhe të largohen – të largohen përkohësisht – nga shtëpitë e tyre”, tha Gladkov në Telegram.

Ai tha se qëllimi ishte “të ruash atë që është më e rëndësishmja: jetën tënde dhe jetën e të afërmve të tu”.

Gladkov foli një ditë pasi dy gra u vranë në fshatrat kufitare nga granatimet.

Ndryshe, më shumë se 4000 njerëz nga zonat kufitare aktualisht janë të strehuar përkohësisht në rajonin e Belgorod. /Telegrafi