Zjarr në një termocentral në Kahramanmaras, Turqi

Zjarr në një termocentral në Kahramanmaras, Turqi

Bota June 03, 2023 - 15:16

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në një termocentral, në Kahramanmaras, qyteti që u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por kanë arritur të vënë situatën nën kontroll pas një ore.

Zjarri filloi në njësinë e tretë të termocentralit Afsin, një nga më të mëdhenjtë në Turqi.

Nga hetimet e para të kryera rezultoi se zjarri ka nisur si pasojë e një problem në  sistemin e gazrave të shkarkimit dhe njësisë së ftohjes së objektit. /abcnews