Të shtëna me armë zjarri në New York, vritet 18-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në New York, vritet 18-vjeçari

Bota June 03, 2023 - 11:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 18-vjeçar.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bronx, në Nju Jork ku i riu u dërgua në spital por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

18-vjeçari u qëllua me plumb në gjoks. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Disa video tregojnë një makinë, pak para se në zonë të dëgjohen të paktën 10 të shtëna armësh. /abcnews