Zelensky: Jemi të vetëdijshëm se duhet të presim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Zelensky: Jemi të vetëdijshëm se duhet të presim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Bota June 03, 2023 - 11:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është plotësisht i vetëdijshmë që vendi i tij duhet të presë për anëtarësimin në NATO, për sa kohë është në luftë.

“Ne e kuptojmë se nuk do të jemi një anëtar i NATO-s, ndërkohë që jemi në luftë. Jo sepse ne nuk e duam diçka të tillë por sepse është e pamundur,” tha ai në një konferencë për shtyp në Kiev.

Traktati i aleancës përfshin nenin 5, që nënkupton se në  rast të një sulmi ndaj një shteti anëtar, të gjitha vendet kanë të drejtë të reagojnë.

“Më jepni një shembull të një vendi të NATO-s i cili është në lufte me Rusinë tani; ose cili vend i NATO-s ka trupa ruse në territorin e tij,” tha Zelensky. /abcnews