Shkon mbi 280 numri i viktimave nga përplasja e trenave, qindra të plagosur në Indi

Shkon mbi 280 numri i viktimave nga përplasja e trenave, qindra të plagosur në Indi

Bota June 03, 2023 - 09:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Odisha të Indisë, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash.

Sipas CNN, numri i viktimave nga përplasja e dy trenave ka shkuar në 288 dhe mbi 1000 janë plagosur.

Numri i jetëve të humbura pritet të rritet pasi shumë njerëz dyshohet se janë bllokuar nën vagona.

Më shumë se 115 ambulanca dhe disa njësi të shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Ushtria indiane, ekipe nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, Forca e Veprimit të Shpejtë të Fatkeqësive Odisha dhe shërbimet e zjarrit të shtetit janë dërguar në vend.

Qindra njerëz janë mbledhur jashtë spitaleve për të dhuruar gjak. Një zyrtar i lartë tha se rreth 850 njerëz janë shtruar në spital. Ministri i Hekurudhave Ashëini Vaishnaë urdhëroi një hetim të nivelit të lartë për incidentin ndërsa kryeministri i Odisha, Naveen Patnaik shpalli zi shtetërore njëditore.

Ky konsiderohet si një nga aksidentet më vdekjeprurëse të trenave në Indi në kohët e fundit. India ka pasur shumë aksidente të mëdha hekurudhore në të kaluarën, por siguria hekurudhore është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit falë investimeve dhe përmirësimit të teknologjive.

Aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Indisë ndodhi më 6 qershor 1981 kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin e Biharit dhe shtatë vagonë ëranë nga një urë në ujërat e lumit Bagmati, duke vrarë mbi 800 njerëz.