Flet rivali i Erdoganit: Ne do të qëndrojmë përballë vështirësive që na presin

Flet rivali i Erdoganit: Ne do të qëndrojmë përballë vështirësive që na presin

Bota May 28, 2023 - 21:48

Rivali i Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, ka mbajtur një fjalim, duke thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë fer.

Kilicdaroglu është shprehur edhe se do të qëndrojnë kundër vështirësive që siç u shpreh ai, i presin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet ta dini se ne do të qëndrojmë përballë atyre vështirësive që na presin”, është shprehur ai.

Tutje, ai i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar atë.