Agresioni rus, Mbreti Charles III për luftën në Ukrainë: Po kërcënohet siguria dhe demokracia në Evropë

Agresioni rus, Mbreti Charles III për luftën në Ukrainë: Po kërcënohet siguria dhe demokracia në Evropë

Bota March 30, 2023 - 22:12

Mbreti Charles III, gjatë vizitës së tij të parë si monark në Gjermani komentoi luftën në Ukrainë, duke thënë se “po kërcënohet siguria e Evropës”.

Duke folur nga dhoma e ulët e Gjermanisë, Mbreti foli për kontributin e Londrës dhe Berlinit për të ndihmuar Ukrainë ndaj pushtimit rus.

“Vendimi i Gjermanisë për të ofruar kaq shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën është jashtëzakonisht i guximshëm, i rëndësishëm dhe i mirëpritur,” tha Charles.

Që nga pushtimi i Rusisë një vit më parë, si Britania ashtu edhe Gjermania janë përgjigjur dhe kanë marrë vendime që do të kishin qenë të paimagjinueshme më parë, tha Charles. Po ashtu ai foli edhe për vuajtjet e përjetuara nga civilët.

“Jetë të panumërta janë shkatërruar, liria dhe njerëzit janë shkelur brutalisht. Siguria e Evropës është e kërcënuar, ashtu si edhe vlerat tona demokratike”. /balkanweb