Macroni vizitë në Kinë, pritet të shoqërohet edhe nga Von der Leyen

Macroni vizitë në Kinë, pritet të shoqërohet edhe nga Von der Leyen

Bota March 25, 2023 - 07:40

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë udhëtimit të tij në Kinë në fillim të muajit të ardhshëm.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Macroni tha se i kishte sugjeruar von der Leyen që ajo ta shoqëronte në Kinë më 4 prill, në mënyrë që ata të mund të flisnin “me një zë të unifikuar”.

“Unë nuk kam një mandat evropian, pasi Franca ka diplomacinë e saj të pavarur por unë jam i lidhur me koordinimin evropian,” tha ai. Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi se von der Leyen do të shoqërojë Macronin.

Presidenti francez vuri në dukje gjithashtu se ai kishte diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz duke thënë se të dy kishin “një vizion të përbashkët”: “Angazhohuni me Kinën për të ushtruar presion mbi Rusinë”./abcnews