Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri rritet në mbi 4300

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri rritet në mbi 4300

Bota February 07, 2023 - 08:19

Më shumë se 4300 njerëz humbën jetën dhe 15 mijë u lënduan në Turqi dhe mbi kufirin në Suri pas tërmetit shkatërrues në orët e para të së hënës.

Ekipet e shpëtimit po luftojnë me shi dhe borë të dendur, derisa mobilizohen për të gjetur të mbijetuar në Turqinë juglindore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Shumë njerëz në zonën e fatkeqësisë kanë qenë shumë të frikësuar për t’u kthyer në ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ndodhi të hënën në një thellësi prej 17.9 kilometrave pranë qytetit të Gaziantep, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, transmeton Telegrafi.

Sizmologët thonë se ishte një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Turqi, ku të paktën 2,921 njerëz dihet se kanë vdekur tani. Të mbijetuarit thonë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.

Një lëkundje e mëvonshme kishte një magnitudë 7.5 ballë dhe epiqendra e saj ishte në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras.