Aleati i Putinit: E gjithë Ukraina do të digjet nëse SHBA vazhdon të dërgojë armë të avancuara

Aleati i Putinit: E gjithë Ukraina do të digjet nëse SHBA vazhdon të dërgojë armë të avancuara

Bota February 04, 2023 - 13:52

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh gjithnjë e më të avancuara vetëm sa do të nxisë më shumë sulme hakmarrëse nga Rusia.

“E gjithë Ukraina që mbetet nën kontrollin e Kievit do të digjet”, sipas Medvedev në një intervistë me shkrim me gazetaren Nadana Fridriksson.

Gazetarja pyeti Medvedev (i cili, si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, është bërë një nga zyrtarët rusë më kundër Perëndimit, nga pushtimi rus i Ukrainës e tutje) nëse përdorimi i sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga ukrainasit ka të ngjarë ta çojë Rusinë drejt negociatave me Kievin.

“Rezultati do të jetë saktësisht i kundërt. Vetëm disa nga të çmendurit atje, dhe ka shumë prej tyre, si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Capitol Hill, mund të mendojnë diçka të tillë,” tha ai.

SHBA njoftoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e gamës së bombardimeve të Ukrainës është përfshirë në paketën e ndihmës ushtarake prej  2.175 miliardë dollarësh. /abcnews