BE-ja miraton 10 milionë euro për jetimët e luftës në Ukrainë

BE-ja miraton 10 milionë euro për jetimët e luftës në Ukrainë

Bota February 04, 2023 - 13:40

Komisioni Europian ka miratuar 10 milionë euro për të ndihmuar fëmijët jetimë të luftës në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i politikave të fqinjësisë së ekzekutivit të BE-së, pas angazhimit të shpallur të enjten e kaluar nga Ursula von der Leyen në takimin e saj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Si pjesë e kësaj pakete, ne do të përdorim mjetin tonë të binjakëzimit: nëpunësit civilë nga shtetet anëtare do të punojnë me autoritetet ukrainase për të hartuar një strategji moderne të kujdesit për fëmijët,” theksoi ai. /abcnews