Në pritje të samitit BE-Ukrainë, Charles Michel mbërrin në Kiev

Në pritje të samitit BE-Ukrainë, Charles Michel mbërrin në Kiev

Bota February 03, 2023 - 10:57

Shefi i BE-së Charles Michel, ka mbërritur në Kiev përpara samitit të liderëve të BE-së.

Në një postim në Twitter, Micheli tha se ishte në kryeqytetin ukrainas me një delegacion të Bashkimit Evropian, presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidentin e Komisionit të BE-së, Josep Borrell.

“Ne do të mbështetim çdo hap të rrugës në udhëtimin tuaj drejt BE-së”, theksoi ai. /abcnews