Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Bota February 02, 2023 - 17:59

Një telefonatë kërcënuese për një sulm terrorist në Bolonjë është bërë të martën në zyrat e gazetës Resto del Carlino.

Sipas agjencisë Ansa, kërcënimi për një sulm terrorist në Bolonjë është i lidhur me rastin e anarkistit të burgosur Alfredo Cospito.

Njësia e operacioneve speciale të policisë foli me oficerin që mori thirrjen dhe po heton ngjarjen.

Ndërkohë, të mërkurën, gazeta mori një letër anonime që kërcënonte kryeministrin italian Giorgia Meloni dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Croceto mbi politikën e qeverisë për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas pushtimit rus.

“Nëse vazhdon, ne do të detyrohemi të marrim masa serioze”, thuhet në letër. /abcnews