Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

Bota February 01, 2023 - 18:53

Ditën e sotme një zjarr ka përfshirë një spital në Kajro ku kanë humbur jetën tre persona dhe janë lënduar 32 të tjerë njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Zjarri filloi në departamentin e radiologjisë të një spitali bamirësie në distriktin Marariyya ,” në periferi veriore të kryeqytetit egjiptian, tha zëdhënësi i ministrisë Hossam Abdelgafar.

Shkaku i zjarrit nuk është zbardhur për momentin. Në Kajro, një metropol me disa milionë banorë, zjarret shpesh shkaktohen nga qarku i shkurtër.

Në një nga më vdekjeprurësit, verën e kaluar, 41 besimtarë humbën jetën në një kishë kopte kur një kondicioner mori flakë, duke bërë që ndërtesa të mbushej me tym. Të ngujuar në shkallët e ngushta, burra, gra dhe fëmijë u mbytën pasi makinat e zjarrfikësve vonuan të mbërrinin pasi nuk mund të kalonin lehtësisht nëpër rrugët e ngushta të rrethit. /abcnews