“Krimeja s’do t’i kthehet Ukrainës”, Kievi kritikon deklaratën e presidentit kroat

“Krimeja s’do t’i kthehet Ukrainës”, Kievi kritikon deklaratën e presidentit kroat

Bota January 31, 2023 - 13:13

Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi të martën presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe e cilësoi të papranueshme deklaratën e tij, ku tha se Krimeja nuk do të kthehej kurrë nën kontrollin ukrainas.

“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt hodhi dyshime mbi integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Në të njëjtën deklaratë, Nikolenko falënderoi qeverinë dhe popullin kroat për mbështetjen ndaj Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka shprehur hapur mbështetjen për Ukrainën.

“Ne vlerësojmë dhe falënderojmë shumë qeverinë e Kroacisë dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur të ukrainasve në luftën kundër agresionit rus”, shtoi Nikolenko. /euronews