Pakistan: 41 persona të vdekur pasi autobusi ra në humnerë
Foto: Ilustrim

Pakistan: 41 persona të vdekur pasi autobusi ra në humnerë

Bota January 29, 2023 - 08:56

Të paktën 41 persona kanë vdekur pasi një autobus ra në greminë në Balochistan të Pakistanit.

Incidenti ndodhi në Lasbela, një rajon malor në jug të vendit, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

Zëvendëskomisioneri i Lasbelas, Hamza Anjum tha për një media lokale se në autobus ishin rreth pasagjerë të cilët po udhëtoin nga Quetta për në Karachi.

Ai ndër të tjera është shprehur se “Për shkak të shpejtësisë, shoferi u përplas në një pengesë të urës përderisa po bënte kthimin gjysmërrethor afër Lasbelas”.

“Automjeti pastaj ra në një greminë, ku u përfshi edhe nga flakët”.

Anjum shtoi se tre persona, duke përfshirë një fëmijë dhe një grua u gjetën të gjallë.

Ndërkohë, një nga të plagosurit vdiq rrugës për në spital.

Komisioneri shtoi se trupat e nxjerrë nga rrënojat ishin të paidentifikueshëm, prandaj do t’u bëhet testi i AND-së për t’i identifikuar. /Zëri