Pas 14 “Leopardëve” gjermanë, SHBA-ja dërgon 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë

Pas 14 “Leopardëve” gjermanë, SHBA-ja dërgon 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë

Bota January 25, 2023 - 17:03

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dërgojnë Ukrainës 31 tanke “M1 Abrams”, në ndihmë të re ushtarake me vlerë 400 milionë dollarësh, raportoi sot Reuters, duke iu referuar tweetave zyrtare të gazetarëve të Bloombergut.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Në paketën e parë, 14 “leopardë” nga rezervat ushtarake gjermane do të dorëzohen në Ukrainë dhe Gjermania do të sigurojë logjistikë dhe municione, transmeton Demokracia.com.