SHBA, 65-vjet pasi u gjet i vdekur në një kuti, identifikohet fëmija, në kërkim të vrasësit

SHBA, 65-vjet pasi u gjet i vdekur në një kuti, identifikohet fëmija, në kërkim të vrasësit

Bota December 09, 2022 - 23:28

“Boy in Box” ka një emër tashmë. Gjashtëdhjetë e pesë vjet pasi trupi i pajetë i një fëmije u gjet në një kuti kartoni në Filadelfia, policia ka arritur t'i japë një emër dhe të zgjidhë një rast që ka shqetësuar banorët e qytetit të Pensilvanisë për breza të tërë.

Ai quhej Joseph Augustus Zarelli dhe lindi në vitin 1953: trupi i tij i copëtuar u gjet në një kuti në vitin 1957.

Duke e zbuluar emrin e tij për publikun, autoritetet amerikane tani shpresojnë të gjejnë vrasësin e tij.

"Kur mendojmë për djalin në kuti, njeriu ndjen trishtim të thellë, jo vetëm sepse një djalë është vrarë, por për shkak se identiteti i tij nuk dihej" - tha Komisionerja e Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw.

Kështu, vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit, e cila e ka "përndjekur” komunitetin për më shumë se gjashtë dekada, ka tashmë një pjesë të së vërtetës. /oranews