Theret me thikë politikani opozitar i Turqisë

Theret me thikë politikani opozitar i Turqisë

Bota December 07, 2022 - 21:25

Ozturk Yëlmaz, kryetar i Partisë së Inovacionit, u sulmua me thikë në zyrën e tij.

Mësohet se Yilmazit është goditur tre herë me thikë dhe është alivanosur, por gjendjen shëndetësore e ka të mirë.

Ai pas incidentit ka deklaruar se “janë njerëzit e Erdoganit ata që kryen sulmin”, raporton t24, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një çështje politike, jo një çështje gjyqësore. Unë jam këtu, do të vazhdojë edhe më i fortë”, shtoi ai.

Në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë (EGM) së Stambollit, bëhet e ditur se është kapur sulmuesi Serhat K.

“I dyshuari Serhat K., i cili konsiderohet se ka sulmuar me thikë kryetarin e Partisë së Inovacionit, Ozturk Yëlmaz, është kapur nga ekipet tona në stacionin e autobusëve të Bolus”, thuhet në deklaratë.