Shkon në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Itali, mes tyre edhe një foshnje

Shkon në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Itali, mes tyre edhe një foshnje

Bota November 27, 2022 - 20:38

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut të shtunën në ishullin Ischia të Italisë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, në mesin e viktimave raportohet se është edhe një foshnjë 21-ditëshe. Trupi i pajetë i foshnjë është nxjerrë me shumë vështirësi nga forcat e shpëtimit.

Për momentin ekipet e shpëtimit nuk po bëjnë të ditur emrat e viktimave edhe për shkak se për disa prej tyre ende nuk është bërë i ditur identiteti.

Deri tani janë konfirmuar 5 viktima, në mesin e tyre edhe një vajzë pesëvjeçare.

Ndërkohë ende rezultojnë 8 të zhdukur.

Një familje prej tre anëtarësh u shpëtua, e bllokuar që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e tyre në zonën Celario. Të tre, mes të cilëve një grua 90-vjeçare e paaftë për të ecur dhe një tjetër i moshuar, dolën nga bala dhe mbeturinat dhe u çuan në një zonë të sigurt.

Qeveria e Italisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Ischia, ndërsa ka ndarë 2 milionë euro për të ndihmuar renovimin në atë zonë.