Lufta në Ukrainë, Rusia heq kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Lufta në Ukrainë, Rusia heq kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Bota November 15, 2022 - 09:59

Në një kohë humbjesh të njëpasnjëshme në Ukrainë, Rusia ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të shtuar radhët, duke hequr kufirin e moshës për t’u bërë pjesë e shërbimit ushtarak.

Sipas “Ria Novosti”-t, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që heq kufirin e moshës 40-vjeçare për ata që synojnë të nënshkruajnë kontratën e parë të shërbimit në forcat e armatosura tani të angazhuara në Ukrainë.

Edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të regjistrohen në ushtrinë e Moskës, ky prag i vendosur në 30 vjeç është hequr.

Disa muaj më parë, presidenti Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm të ushtrisë, i cili parashikonte thirrje në armë të 300 mijë rezervistëve për të luftuar në Ukrainë. /a2cnn