Shpërthimi në Stamboll, dëshmia rrëqethëse e nënës: Vajza ime humbi shumë gjak, njerëz të copëtuar kudo

Shpërthimi në Stamboll, dëshmia rrëqethëse e nënës: Vajza ime humbi shumë gjak, njerëz të copëtuar kudo

Bota November 14, 2022 - 19:14

Nëna e një prej personave që u plagosën gjatë shpërthimit të fuqishëm në Stamboll që la pas 6 viktima dhe 81 të plagosur ka përshkruar për mediet greke momentet e tmerrit që përjetoi dje në Stamboll.

Ajo thotë se e bija humbi shumë gjak se aktualisht po trajtohet në spitalin e Stambolli. Ndërsa rrëfimi i saj për eksperiencën e shpërthimit është rrëqethës.

“Ime bijë është në spital, ajo ka plagë në këmbë dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Ajo më tha “mami, pashë njerëz dhe fëmijë të vrarë, njerëz të copëtuar”, tha nëna e të lënduarës me origjinë greke.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur kjo zonë e Stambollit ishte mjaft e populluar jo vetëm nga banorë rezidentë por edhe nga shumë turistë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e sulmit, por dyshimet e autoriteteve turke janë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas autoriteteve turke në pamje shihet një grua që kalon mes qytetarëve dhe lë një çantë e dhe ulët në stol për 45 minuta. Pasi është larguar disa minuta më pas, bomba shpërtheu.

Edhe Presidenti turk Tayip Erdogan e ka cilësuar ngjarjen e sotme një ‘sulm’ terrorist, ndërsa deklaroi se autorët e incidentit do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Prokuroria e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin dhe se për ngjarjen janë caktuar 5 prokurorë publikë. Gjithashtu, Gjykata Penale e Paqes e Stambollit njoftoi se pas shpërthimit është vendosur të mos lejohet transmetimi i pamjeve nga ngjarja.

Deri më tani nuk raportohet për shqiptarë të lënduar.

Për sulmin reagoi edhe ministria e jashtme Olta Xhaçka . “Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj ne këtë ditë të dhimbshme”.

Kjo nuk është hera e parë që në Stamboll ndodhin sulme terroriste. Në vitin 2017 një person i armatosur vrau 39 persona në një klub nate. Ndërsa në 2003, një sërë shpërthimesh vetëvrasëse u regjistruan në katër zona të ndryshme të qytetit./abcnews.al