Miku i Kosovës rizgjidhet në Kongresin amerikan

Miku i Kosovës rizgjidhet në Kongresin amerikan

Bota November 11, 2022 - 17:08

Ritchie Torres është rizgjedhur edhe për një mandate në Kongresin amerikan.

Torres është një politikan amerikan dhe anëtar demokrat nga Nju Jorku, i cili njihet edhe si përkrahës dhe një prej kongresmenëve që përcjell zhvillimet në Kosovës.

Ai është takuar me disa zyrtarë të lartë të Kosovës në SHBA, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Zeri.info.

Torres, bën fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, ndërsa më herët u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Kongresmeni në një intervistë për mediat në Kosovë, kishte deklaruar se SHBA-ja nuk ka aleat më të madh në Evropën Juglindore se sa Kosovën.

“Si liderë të botës së lirë, SHBA duhet të mbështesë aleatët e tyre. Nuk kemi aleat më të madh në Evropën Juglindore se sa Kosovën dhe unë shqetësohem se pa anëtarësim në NATO, Kosova mund të jetë e hapur ndaj sulmeve të Serbisë dhe Rusisë. E dimë që vendet si Serbia, që paraqet kërcënim për Kosovën është e vendosur në anën e Rusisë e Kosova në anën e SHBA-ve andaj duhet të jetë pjesë e një ombrelle sigurie që NATO siguron”, thotë Torres.

Ai këto ditë ka njoftuar se është rizgjedhur si përfaqësues i Nju Jorkut në Kongresin Amerikan. /Zëri