Rusia pritet të forcojë bashkëpunimin me Turqinë për gazin natyror dhe eksportet e grurit

Rusia pritet të forcojë bashkëpunimin me Turqinë për gazin natyror dhe eksportet e grurit

Bota November 10, 2022 - 14:55

Rusia do të shpallë një sërë iniciativash në lidhje me bashkëpunimin me Turqinë në fushën e gazit natyror dhe eksporteve të grurit në takimin e javës së ardhshme të liderëve të Grupit të 20 në Indonezi, sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme ruse.

“Po planifikohen një sërë iniciativash konkrete, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit me Turqinë për gazin dhe organizimin e dërgesave të mëdha të grurit dhe plehrave”, thuhet në një deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili nuk do të marrë pjesë në samit, ka propozuar krijimin e asaj që ai e quajti “një qendër gazi” në Turqi, përmes së cilës gazi rus mund të shitet në tregun europian.

Ministria e Jashtme tha se shpresonte se samiti do të ndihmonte në krijimin e një bote “multipolare” – një term i përdorur shpesh nga Putin për të kritikuar dominimin perëndimor në çështjet botërore.

Prania e Rusisë në samitin e G20 ka marrë kritika nga vendet perëndimore dhe Ukraina, e cila ka kërkuar që Putini të ndalohet nga takimi. Zyrtarët rusë dhe indonezianë thanë sot se Putin nuk do të marrë pjesë personalisht në samit, por mund të marrë pjesë përmes një video-konference.

Kreu i delegacionit rus në Bali do të jetë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. /abcnews