Publikohen pamje të rënda brenda çerdhes ku u vranë 22 fëmijë në Tajlandë

Publikohen pamje të rënda brenda çerdhes ku u vranë 22 fëmijë në Tajlandë

Bota October 06, 2022 - 11:25

34 persona u vranë në Tajlandë të enjten nga të shtëna masive në një qendër ditore për fëmijë nga një ish-polic, i cili vrau gruan dhe fëmijën e tij përpara se të qëllonte veten për vdekje, pas sulmit të kryer.

Në mesin e viktimave janë 22 fëmijë.

Image
Autori i identifikuar si Panya Khamrap

Autori, i identifikuar si Panya Khamrap, ishte pushuar nga puna vitin e kaluar, pasi nuk kaloi një test për drogën. Ai pritej të paraqitej në gjykatë ditën e nesërme, transmeton Zeri.info.

Mediat tajlandeze kanë publikuar fotografinë e autorit dhe pamjet nga vendi ku ndodhi krimi.

Videot e postuara në mediat sociale shfaqen trupat e mbuluar të fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku në qendër në qytetin Uthai Sawan në provincën verilindore Nong Bua Lamphu. /Zëri

Image