Ish-oficeri i policisë vret 22 fëmijë në një çerdhe në Tajlandë

Ish-oficeri i policisë vret 22 fëmijë në një çerdhe në Tajlandë

Bota October 06, 2022 - 10:38

Të paktën 30 persona janë vrarë nga të shtënat masive në një qendër ditore për fëmijë në Tajlandë.

Viktimat përfshijnë 22 fëmijë, si dhe të rritur, thanë autoritetet, duke shtuar se autori i armatosur ishte një oficer policie.

Personi i armatosur thuhet se ishte i armatosur me armë dhe thika, sipas “Bangkok Post” dhe hapi zjarr në qendër pasi hyri me forcë, transmeton Zeri.info.

Ai u pushua nga forca e policisë vitin e kaluar për dështimin e testit të drogës dhe do të dilte në gjyq nesër, sipas raporteve të mediave tajlandeze.

I dyshuari u pa për herë të fundit duke vozitur një kamion të bardhë “Toyota” me targa të Bangkokut teksa iku nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, raportet e mediave lokale sugjeruan se personi i armatosur kishte vrarë veten, gruan dhe fëmijën e tij.

Të shtënat ndodhën në rrethin Na Klang, në provincën verilindore Nong Bua Lamphu. /Zëri