Blinkeni paralajmëron Rusinë: SHBA-ja ka një plan nëse përdoren armë bërthamore

Blinkeni paralajmëron Rusinë: SHBA-ja ka një plan nëse përdoren armë bërthamore

Bota September 26, 2022 - 16:52

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte efekte katastrofike dhe konfirmoi se SHBA ka një plan nëse ndodh e diçka paimagjinueshme.

Por Blinken refuzoi të thoshte saktësisht se cila do të ishte përgjigja e Amerikës, shkruan Sky News.

Ai tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar Kremlinit që të “ndalonte bisedat e lira për armët bërthamore” dhe se ishte i shqetësuar se askush në rrethin e brendshëm të Putinit nuk do ta sfidonte atë nëse ai merrte vendimin për të përdorur armët.Vladimir Putin javën e kaluar dha një kërcënim të fshehtë se ai është i përgatitur të nisë një sulm bërthamor nëse territori rus kërcënohet, një koment i dënuar gjerësisht në Perëndim.

Në një fjalim televiziv kombëtar, ai paralajmëroi se “nuk po luante blof”.

Presidenti Biden javën e kaluar tha se një përgjigje e SHBA do të ishte pasojë, por përsëri nuk pranoi të shtjellonte./abcnews.al