Lavrovi në OKB: Evropa i është nënshtruar “diktaturës” së Washingtonit

Lavrovi në OKB: Evropa i është nënshtruar “diktaturës” së Washingtonit

Bota September 24, 2022 - 23:32

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ka ritheksuar të gjithë retorikën anti-perëndimore të Kremlinit.

“Në perëndim ka një rusofobi groteske”, deklaroi Lavrov, duke shtuar se Bashkimi Europian është ”totalisht i nënshtruar” ndaj Uashingtonit, që Lavrov cilësoi si një diktaturë.Ministri rus shtoi se tashmë vendet perëndimore kanë një objektiv të përbashkët, “jo të na mposhtin, por të na zhdukin nga harta gjeografike”.

Për sa i përket referendumeve që po zhvillohen sot në rajonet pro-ruse të Donbasit dhe në Kherson, Lavrov pohoi se Kremlini do të pranojë verdiktin, që në fakt nuk duket në diskutim nga presioni i fortë ushtarak mbi popullsinë.“Referendumet bazohen në kërkesën e qeverive vendore, dhe Rusia do të respektojë vullnetin e një populli që prej kohësh vuan nga abuzimet e një qeverie naziste në Kiev”, ishin fjalët e tij, që shtoi se pikërisht qeveria në Kiev kishte qenë e para në janar që kujtoi mundësinë e konfliktit bërthamor./a2