Forcat ushtarake ruse “mobilizohen” me armë të ndryshkura

Forcat ushtarake ruse “mobilizohen” me armë të ndryshkura

Bota September 24, 2022 - 17:52

Në videot që shfaqen në rrjetet sociale, ushtarët që i bashkohen ushtrisë ruse pas mobilizimit “të pjesshëm” të Putinit janë të indinjuar nga gjendja e pajisjeve që marrin.

Një nga pamjet tregon një pushkë sulmi kallashnikov në një gjendje plotësisht të gërryer, ndoshta të ruajtur gjatë Luftës së Ftohtë.

Edhe para mobilizimit, ushtria ruse kishte probleme me furnizimet e duhura, dhe tanket e vjetëruara T-55 u dërguan së fundmi në fushën e betejës.

Kjo me siguri do të rrisë edhe më shumë pakënaqësitë që mbretërojnë në radhët e forcave të sapomobilizuara.

Pyetja është se si do të jenë në gjendje t’i kundërvihen ushtrisë ukrainase, e cila po pajiset më mirë dhe po përgatitet logjistikisht për t’i rezistuar sulmeve ruse çdo ditë.

Kujtojmë se vendimi i Putinit për mobilizim “të pjesshëm” u pasua me protesta në shumë qytete ruse dhe gjithnjë e më shumë po besojnë se ky vendim është një veprim i dëshpëruar i presidentit rus dhe një përpjekje për të rivendosur ekuilibrin në fushën e betejës në Ukrainë. /telegrafi