Ukraina uli marrëdhëniet diplomatike pas furnizimit të Rusisë më dronë, reagon Irani

Ukraina uli marrëdhëniet diplomatike pas furnizimit të Rusisë më dronë, reagon Irani

Bota September 24, 2022 - 13:40

Irani ka shprehur keqardhjen për vendimin e Ukrainës për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike për furnizimin e raportuar të dronëve. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e vendit.

Të shtunën, zëdhënësi i ministrisë së Iranit, Nasser Kanaani, “këshilloi” Ukrainën që të “përmbahet nga ndikimi i palëve të treta që kërkojnë të shkatërrojnë marrëdhëniet midis dy vendeve”, raporton Reuters.

Deklarata vjen pasi Ukraina uli marrëdhëniet diplomatike me Iranin të premten dhe hoqi akreditimin e ambasadorit të saj për atë që e quajti vendimin “jomiqësor” të Teheranit për të furnizuar forcat ruse me dronë.

Autoritetet ushtarake në Ukrainën jugore thanë në një deklaratë të mëparshme se kishin rrëzuar mjetet ajrore pa pilot Shahed-136 mbi det pranë portit të Odesës.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për furnizimin me dronë të Rusisë, diçka që Teherani e ka mohuar. /abcnews