Von der Leyen ka një paralajmërim për Italinë para zgjedhjeve

Von der Leyen ka një paralajmërim për Italinë para zgjedhjeve

Bota September 23, 2022 - 17:10

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi Italinë përpara zgjedhjeve parlamentare për pasojat nëse ajo devijon nga parimet demokratike.

Këto parime, kreu i Ligës Matteo Salvini, partia e të cilit është pjesë e aleancës konservatore, i vlerësoi si “arrogancë të turpshme”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje dje në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara, Von der Leyen theksoi shqetësimet në disa kryeqytete evropiane dhe sugjeroi se marrëdhëniet midis Brukselit dhe Romës mund të bëhen të trazuara nëse Meloni dhe partnerët e saj sigurojnë fitoren.

Ajo shtoi se Bashkimi Europian do të bashkëpunojë me çdo qeveri demokratike që dëshiron të bashkëpunojë”, raporton Reuters. /euronews