
Në Siri fundoset varka dhe mbyten 61 emigrantë, dhjetëra të zhdukur
Bota
September 23, 2022 - 11:34
Trupat e 61 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë, tha ministri i Transportit i Libanit.
20 të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin jugor të Sirisë, Tartus.
Ata thanë se anija kishte rreth 120 - 150 persona kur u fundos të enjten. Autoritetet nuk kanë thënë ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, por operacioni i shpëtimit vazhdon ende, pavarësisht kushteve të vështira.
Zyrtarët shtuan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit. /oranews