Sot nis votimi për referendumin e rremë në zonat e pushtuara nga Rusia

Sot nis votimi për referendumin e rremë në zonat e pushtuara nga Rusia

Bota September 23, 2022 - 08:56

Sipas mediave shtetërore ruse, ka filluar votimi në disa nga rajonet e territoreve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

“Votimet filluan në orën 08:00 në Donetsk dhe Luhanks, si dhe në rajonin Kherson dhe në territoret e çliruara të rajonit Zaporozhye. “Referendumet” janë cilësuar si të paligjshme dhe “mashtrim” nga Ukraina dhe perëndimi,”  tha agjencia e lajmeve Tass.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët kanë thënë se planet e Putinit që të përdorë këto referendume të paligjshme për të fituar kontrollin mbi tokën e pushtuar ukrainase, dhe kërcënimet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten, janë tentime për të frikësuar Kievin dhe përkrahësit e Perëndimit nga zgjerimi i kundërofensivës.Putin ka thënë më parë se do të përdorë të gjitha sistemet e mundshme të armëve për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj integritetit territorial të Rusisë. /abcnews