Familjet gjermane do të paguajnë 500 euro shtesë në vit për gazin për shkak të pushtimit rus

Familjet gjermane do të paguajnë 500 euro shtesë në vit për gazin për shkak të pushtimit rus

Bota August 15, 2022 - 17:48

Familjet në Gjermani do të paguajnë pothuajse 500 euro shtesë në vit më shumë për gazin për shkak të një takse të vendosur për të ndihmuar në mbulimin e kostos së zëvendësimit të furnizimeve ruse.

Gjermania ishte mbështetur shumë në gazin rus dhe duhet të kalojë në tranzicion pasi vendet perëndimore po ia kthejnë shpinën Moskës, shkruan Sky News.

Taksa do të vendoset nga 1 tetori dhe do të mbetet në fuqi deri në prill të vitit 2024 për të ndihmuar Uniper, importuesin më të madh gjerman të gazit rus dhe importues të tjerë të përballen me çmimet në rritje.

Megjithëse familjet po përballen tashmë me një krizë të kostos së jetesës, ministry gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se alternativa ishte “kolapsi i tregut gjerman të energjisë, dhe bashkë me të pjesë të mëdha të tregut evropian të energjisë”.

Ai tha se Gjermania duhet të “merrte ilaçe të hidhura” për të zbatuar një ndryshim të nevojshëm. /klankosova