
Mali i Zi shpall tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Bota
August 12, 2022 - 21:47
Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se do të shpallë tri ditë zie në shenjë solidarizimi me familjarët e 11 të vrarëve në rastin tragjik në Cetinë.
Kryeministri Dritan Abazoviqi kështu njoftoi përmes një postimi në profilin e tij në Telegram
“Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie në lidhje me tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë”, shkroi Abazoviqi. /Zëri