“Liria është feja jonë”, videoja rrëqethëse e përgatitur nga Ukraina

“Liria është feja jonë”, videoja rrëqethëse e përgatitur nga Ukraina

Bota August 12, 2022 - 18:20

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej ngjarjeve kryesore të pushtimit të pajustifikuar.

Në fakt, videoja nis me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thotë se ka aprovuar nisjen e një operacion special ushtarak.Më pas ajo shfaq pamjet se si forcat ruse sulmojnë spitale, ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile.

“Liria është religjioni ynë” tregon se si me heroizëm ushtria ukrainase i kundërvihet forcave pushtuese duke bombarduar objektivat ushtarake ruse.Theksojmë se shërbimet e ndryshme inteligjente kanë zbuluar se Rusia nuk ka arritur objektivat e tyre dhe çdo ditë e më tepër po dështojnë të pushtojnë shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve dhe dëme materiale. /telegrafi