Kina kërcënon Lituaninë, shkak Tajvani

Kina kërcënon Lituaninë, shkak Tajvani

Bota August 12, 2022 - 16:31

Rritet tensioni mes Kinës dhe Lituanisë për shkak të Tajvanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të vendit aziatik, Wang Wenbin, ka dënuar vizitën e një zyrtari lituanez në ishullin aziatik dhe ka paralajmëruar se qeveria e Xi Jinping do të marrë masa të forta ndaj vendit baltik.

“Kina dënon fuqishëm forcat lituaneze për shkeljen e qëllimshme të sovranitetit të Kinës dhe ndërhyrjen flagrante në punët e brendshme të Kinës”, tha Wang në një konferencë shtypi. Përfaqësuesi kinez shtoi se vendi i tij do t’i përgjigjet “në mënyrë të vendosur provokimeve të pakëndshme” të Lituanisë.Wang kujtoi se që vendi i tij të zhvillojë marrëdhënie dypalëshe me vendet e tjera, duhet të respektohet rregulli bazë që Tajvani është pjesë e Kinës, siç pretendon gjiganti aziatik. Në fjalën e tij, zyrtari i lartë sqaroi se marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe Lituanisë përcaktojnë se qeveria e vendit baltik njeh Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si të vetmen qeveri ligjore të Kinës dhe Tajvanit, si pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez.Gjithashtu, Kina ka përsëritur se Lituania është e detyruar të mos vendosë marrëdhënie apo kontakte zyrtare me Tajvanin: “Megjithatë, pala lituaneze ka thyer vazhdimisht premtimet e saj, gjë që është një shkelje flagrante e besimit. Ne u bëjmë thirrje njerëzve përkatës në anën lituaneze që të mos vazhdojnë të shërbejnë si pengje të forcave pro-pavarësisë së Tajvanit”.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Lituanisë janë përkeqësuar që kur vendi baltik autorizoi hapjen e një zyre përfaqësuese tajvaneze në Vilnius, gjë që solli kritika të forta nga Pekini. Tani, vizita e një zyrtari lituanez në Tajvan në mes të konfliktit në rritje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi ishullin aziatik, ka motivuar kërcënimin e vendit aziatik ndaj Lituanisë./a2