Suedia vendos të ekstradojë një person në Turqi pas marrëveshjes së NATO-s

Suedia vendos të ekstradojë një person në Turqi pas marrëveshjes së NATO-s

Bota August 12, 2022 - 12:29

Qeveria e Suedisë ka vendosur të ekstradojë në Turqi një person të kërkuar për mashtrim financiar, i pari që kur Ankaraja kërkoi ekstradimin e një numri individësh në këmbim të miratimit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.

Turqia u tërhoq në qershor nga kërcënimi për t’i vënë veton anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, pas javësh negociatash të tensionuara, shkruan Reuters.

Ankaraja i akuzonte dy vendet nordike se strehojnë persona që Turqia thotë se janë militantë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Si pjesë e marrëveshjes, Turqia paraqiti një listë personash që i kërkoi Suedisë që t’i ekstradonte, por që atëherë ka shprehur zhgënjim me mungesën e përparimit në këtë drejtim.

Dërgimi i 30 vjeçarit, do të ishte rasti i parë i njohur i një ekstradimi në Turqi që nga arritja e marrëveshjes.

“Është një çështje rutinë. Personi në fjalë është shtetas turk dhe i dënuar për mashtrime në Turqi në vitet 2013 dhe 2016”, tha Ministri i Drejtësisë i Suedisë, Morgan Johansson. /euronews