Gjashtë fëmijë në mesin e 28 të vdekurve nga përleshjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve

Gjashtë fëmijë në mesin e 28 të vdekurve nga përleshjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve

Bota August 07, 2022 - 07:51

Izraeli ka vrarë një militant të dytë të lartë nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga sulmet ajrore në Gaza.

Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të PIJ-së - duke përfshirë udhëheqësit Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari - janë ndër 28 palestinezët që kanë vdekur.

Gati 400 raketa palestineze janë hedhur në drejtim të Izraelit që nga e premtja, tha një zyrtar izraelit. Izraeli thotë se nisi operacionet për shkak të "kërcënimit të menjëhershëm" nga PIJ.

Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021 që la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vdekur.

Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit - i koduar Breaking Dawn - mund të zgjasë për një javë.

Në ditën e dytë të dhunës, Izraeli vrau të shtunën udhëheqësin e lartë të PIJ-së Khaled Mansour në një sulm ajror në një shtëpi në Rafah, në jug të Gazës.

Komandanti i kishte mbijetuar më parë pesë tentativave për vrasje nga ushtria izraelite, e cila e akuzoi atë për planifikimin e operacioneve militante jashtë Gazës.

Vdekja e tij vjen pas një sulmi vdekjeprurës ajror izraelit kundër Tayseer Jabari, një tjetër komandant i lartë i PIJ, të premten.

Si dhe sulmet ajrore në Gaza, rreth 19 anëtarë të PIJ janë arrestuar në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës fajësoi "agresionin izraelit" për vdekjen e palestinezëve dhe për 203 personat e plagosur.

Izraeli akuzoi militantët e PIJ-së se shkaktuan aksidentalisht të paktën disa nga këto vdekje, duke pretenduar të shtunën se grupi hodhi një raketë duke vrarë shumë fëmijë në Jabalia, në Rripin e Gazës. /Oranews