Aksidentohet një autobus në veriperëndim të Turqisë, të paktën 6 të vdekur

Aksidentohet një autobus në veriperëndim të Turqisë, të paktën 6 të vdekur

Bota July 05, 2022 - 12:07

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në Kirklareli, në veriperëndim të Turqisë.

Autobusi i udhëtarëve i kompanisë "Nilufer Turizm" u përmbys dhe ra në humnerë sot në mëngjes në dalje të Kirklarelit.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë.

Guvernatori i provincës turke, Birol Ekici, tha për AA-në se autobusi po udhëtonte nga Edirne në Bodrum, i cili u aksidentua në qarkun Luleburgaz, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se në aksident humbën jetën të paktën 6 persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa 25 të plagosurit u dërguan në spitale.