SHBA-ja kritika Bjellorusisë: Po ndihmon Putinin të vrasë civilë

SHBA-ja kritika Bjellorusisë: Po ndihmon Putinin të vrasë civilë

Bota June 27, 2022 - 09:35

“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën dhe për të vrarë civilë”.

Ky ishte reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, cili nënvizon se SHBA-ja dënon këto akte të Minskut, që lejon Rusinë të kryejë mizori në Ukrainë.

DASH-i deklaron se do të vazhdojë t’i kërkojë regjimit të Lukashenkos të japë llogari për veprimet e tij.

Bjellorusia është një ndër vendet e vetme fqinje që mbështet Rusinë në ofensivën e saj në Ukrainë. Në ditën e nisjes së sulmit më 24 shkurt, një pjesë e mirë e trupave ruse hynë pikërisht nga territori bjellorus.

Së fundmi, presidenti Putin i ka premtuar homologut Lukashenko se do ta mbështesë me sistemin raketor “Iskander”, një prej armëve më të fuqishme të Rusisë. /A2