Itali: Hakerat sulmojnë faqen institucionale, vjedhin mijëra të dhëna personale të italianëve

Itali: Hakerat sulmojnë faqen institucionale, vjedhin mijëra të dhëna personale të italianëve

Bota June 25, 2022 - 14:02

Një sulm kibernetik ka ndodhur në Rajonin e Sardenjës në Itali, ku është goditur një faqe institucionale, e cila arkivon dosje me të dhëna personale të punonjësve dhe menaxherëve të përgjithshëm.

Sipas mediave italiane, qarku institucional ka rënë pre e këtij sulmi që prej datës 17 qershor dhe “dokumentacioni i zbuluar në mënyrë të paligjshme mund të ketë pasoja për individët e cenuar dhe punëdhënësit, pasi të dhënat mund të përdoren për uzurpim të identitetit.

I ashtuquajturi “Web-i i errët”, është një rrjet që ofron përmbajtje përmes një adrese të fshehur që nuk lejon përdoruesin e faqes të identifikohet lehtësisht, por e vetmja mënyrë identifikimi është përmes shfletuesit Tor, të krijuar për të siguruar dhe mbrojtur anonimatin e rrjeteve kompjuterike. Subjekt i zbulimit janë të dhënat personale, si dokumentet e identitetit, CV, numrat e telefonit celular, të dhënat shëndetësore, informacionet mbi bilancin e gjendjes financiare të individit etj.. Të përfshira janë edhe udhëzimet e autoriteteve lokale dhe mbrojtja civile.

Mes të dhënave të vjedhura ka edhe Green Pass. Autoritetet rajonale kanë këshilluar punonjësit dhe përdoruesit e cenuar t’i kushtojnë vëmendje të veçantë postës elektronike dhe mesazheve të menjëhershme (WhatsApp), të cilat mund të bëhen një mjet “phishing” për qëllime mashtruese, dhe më pas të përditësojnë të gjitha fjalëkalimet.

Bëhet e ditur se materialet në skedarët e uzurpuar janë të madhësisë 155 GB, bashkëngjitur të të cilave gjenden fotografi e fatura tatimore. Ndërhyrja e autoriteteve ka bërë të shpëtohet informacioni mbi pronën shtetërore detare. /balkanweb