Ushtarët ukrainas tërhiqen nga Severodonetsk që është prioriteti kyç i Putinit

Ushtarët ukrainas tërhiqen nga Severodonetsk që është prioriteti kyç i Putinit

Bota June 24, 2022 - 17:41

Forcat ukrainase janë urdhëruar që të tërhiqen nga Severodonetsk, i cili tash e disa javë në qytetin lindor ka pasur bombardime të mëdha, teksa forcat ruse janë përpjekur që të marrin kontrollin e plotë të rajonit.

Një tërheqje ukrainase është e rëndësishme për Rusinë, pasi do ta linte të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit Lysychansk, shkruan BBC.

Rajoni i Luhanskut është rajon kryesisht rusishtfolës në Ukrainën lindore, dhe paraqet prioritet kyç për presidentin Putin.

Së bashku me rajonin e Donetskut, ai përbën atë që kolektivisht njihet si Donbas, një zonë e madhe industriale e cila ka qenë fokusi i një lëvizjeje separatiste të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

Presidenti rus pretendon se rusishtfolësit në Donbas kanë qenë viktima të gjenocidit, një justifikim kryesor për pushtimin e tij në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Moskën për kryerjen e gjenocidit kundër popullit ukrainas me bombardimet dhe granatimet e saj pa dallim. /klankosova