Një mijë viktima dhe mbi 1500 të plagosur nga tërmeti në Afganistan

Një mijë viktima dhe mbi 1500 të plagosur nga tërmeti në Afganistan

Bota June 22, 2022 - 15:26

Një tërmet i fuqishëm në Afganistan ka lënë të vdekur rreth 1000 njerëz, kurse mbi 1500 janë të plagosur.

Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka gjasa që të rritet, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në dy dekada.

Shefi i informacionit për provincën Paktika, Mohammad Amin Hazifi, tha se ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të tjerëve, që mund të jenë nën rrënoja.

“Në çdo shtëpi që shkoni, ju mund t’i dëgjoni njerëzit duke vajtuar për vdekjen e të dashurve të tyre. Shtëpitë janë shkatërruar”, tha një gazetar afgan. /Zëri