
“Janë gënjeshtra”, Rusia thotë se Perëndimi po përhap akuza të rrejshme për krizën
Bota
June 22, 2022 - 15:11
Rusia thotë se Perëndimi është duke përhapur akuza të rrejshme sa i përket krizës botërore të ushqimit.
Ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se kriza globale e ushqimit është shkaktuar nga sanksionet që Perëndimi ia ka vendosur Rusisë, të cilat kanë bërë që çmimi i naftës, vajit, plehrave dhe energjistë të rriten, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Zakharova u tha gazetarëve se Moska është e tronditur nga deklaratat e Perëndimit, se Rusia është fajtore për krizën.
“Janë gënjeshtra, akuza të tilla janë plotësisht të pavërteta”, tha ajo.
Ndër të tjera, ajo shtoi: “Pra, Perëndimi mund të furnozojë Ukrainën me gjithë ato armë, por për arsye të ndryshme nuk mund të marrë grurin nga Ukraina?”. /Zëri